27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Reali shënon fitore dramatike ndaj Almerisë

- Advertisement -

Real Madridi ka shënuar fitore dramatike ndaj Almerisë me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Largie Ramazani, në minutën e 1’. Ndërsa Edgar Gonzales dyfishoi epërsiën me një gol të bukur në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte këngë tjetër për Realin. Los Blancos fillimisht e ngushtuan epërsinë me anë të Jude Bellingham, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57’.

Ndërkohë, rezultatin e barazoi Vinicius Junior, i cili shënoi gol fantastik në minutën e 67’.

Kurse për golin e fitores u përkujdes Dani Carvajal në minutën e 99’, pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Real Madridi pas fitores kalon në vendin e parë me 49 pikë të grumbulluara, teksa Almeria pozicionohet në pozitën e fundit me gjashtë sosh.

Të ngjashme

Të fundit