Real Madridi do ta rifillojë kampanjën e tyre në Ligën e Kampionëve gjatë ditëve në vazhdim, teksa ata i pret përballja ndaj Arsenalit nesër më 8 prill.
Ekipi i Carlo Ancelottit u desh që ta eliminojë Atletico Madridi në 1/8-tën për të siguruar çerekfinalen ndaj ‘Topçinvje’.
Sidoqoftë, përgatitjet e tyre për udhëtimin në Londër nuk ka qenë aspak ideale, pasi ata pësuan humbje në kampionat me rezultat 2-1 nga Valencia.
Lëndimet kanë qenë një problem i vazhdueshëm për teknikun Italian, por plani me Thibaut Courtois ka funksionuar për mrekulli, me belgun që tashmë është rikthyer sërish në ekip.
Courtois kishte mugnuar për Real Madridin që prej se u rikthye nga pauza e kombëtareve me Belgjikën.
Ancelotti kishte mbetur i detyruar që në portë ndaj Valencias ta vendosë portierin e tretë Fran Gonzalez, pasi edhe Andriy Lunin ka problem me një lëndim.
Sidoqoftë, fati i njëjtë nuk e ka përcjellë dyshen tjetër Dani Ceballos dhe Ferland Mendy të cilët nuk ia kanë dalë të rikuperohen në kohë për këtë duel.
Ceballos ishte afër që ta merrte ftesën, por Ancelotti vendosi që të mos rrezikojë as me të as me Mendyn, teksa Aurelien Tchouameni do të mungojë shkaku i kartonave.