Real Madridi ka fituar me zor ndaj Leganesit në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Luka Modriq në minutën e 18-të dhe Endrick shtatë minuta më vonë realizuan për 0:2.
Vendësit u kthyen duke barazuar me dy golat e Juan Cruzit, 39’ (penalti), dhe 59’.
Plane të tjera pati Gonzalo Garcia që shënoi për 2:3 në minutën e tretë të lojës shtesë në fund të takimit.