Real Madridi ka barazuar 2-2 me Elchen në javën e 13-të të La Ligës.
Vendësit madje patën epërsinë dy herë por nuk e mbajtën atë.
Aleix Febas shënoi për 1-0 në minutën e 53-të, por Reali u përgjigj me golin e Dena Huijsenit në të 78-tën.
Alvaro Rodriguez ktheu avantazhin në minutën e 84-t, teksa tre minuta më vonë shënoi Jude Bellingham për 2-2.
Me këtë barazim, Real Madridi mbetet i pari me 32 pikë, por vetëm një më shumë se Barcelona.






