Girona ka shënuar fitore të madhe ndaj Real Madridit, në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Montilivi” përfundoi me rezultatin 4:2.
Taty Castellanos shkëlqeu në këtë ndeshje, duke i shënuar të katër golat e fitores për skuadrën e tij.
Sulmuesi argjentinas shënoi në minutat 12, 24, 46 dhe 62.
Ndërkaq, golat për “Los Blancos” u shënuan nga Vinicius (34’) dhe Lucas Vazques (85’).
Girona pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet e nënta në tabelë.
Real Madridi mbetet i dyti me 65 pikë, 11 më pak se Barcelona.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po e rrezikon tani edhe pozitën e dytë në tabelë, pasi ka vetëm pesë pikë më shumë se Atletico Madridi, që ka një ndeshje më pak.