22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Reali mbetet pa mbrojtës të djathtë, edhe Carvajal do të mungojë gjatë

- Advertisement -

Real Madridi ka pësuar një goditje të madhe pas humbjes 5-2 ndaj Atletico Madridit, pasi kapiteni Dani Carvajal do të mungojë për katër javë për shkak të dëmtimit të pësuar gjatë derbit të së shtunës në Riyadh Air Metropolitano.

Testet mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin dhe kohën e rikuperimit të nevojshme.

Mungesa e Carvajal vjen në një moment kritik për skuadrën e Xabi Alonsos, e cila kërkon të rikuperohet nga humbja e parë e sezonit.

33-vjeçari ka qenë një figurë kyçe jo vetëm në mbrojtje, por edhe në rolin e udhëheqësit në fushë, që do të thotë se mungesa e tij do të ndihet ndjeshëm.

Me ndeshje të rëndësishme përpara, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, trajneri Alonso do të duhet të riorganizojë opsionet e tij mbrojtëse për të zëvendësuar Carvajal.

Mbrojtësi i djathtë anglez, Trent Alexander-Arnold, gjithashtu është jashtë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar për repartin mbrojtës të Realit.

Carvajal do t’i mungojë skuadrës në sfidat ndaj Kairat dhe Juventus në Ligën e Kampionëve, si dhe ndaj Villarreal, Getafe dhe Barcelona në La Liga. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit