21.9 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Reali ka vendosur në ‘radar’ një lojtar që askush s’e kishte pritur

- Advertisement -

Real Madridi po vazhdon në rindërtimin e mbrojtjes për sezonin e ri, dhe një nga emrat që ka nisur të përmendet shumë në zyret e klubit është lojtari nga Bregu i Fildishtë, Evan N’Dicka, i cili aktualisht është te Roma.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi nga Madridi është duke e monitoruar nga afër situatën e qendërmbrojtësit, i cili mund të largohet nga klubi i Romës, nëse ata dështojnë të kualifikohen në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

N’Dicka – që u transferua te Roma si lojtar i lirë nga Eintracht Frankfurti dhe nënshkroi kontratë deri më 2028 – është një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Megjithatë, kampanja e sivjetme e “Giallorossi” ka bërë që lojtarë të klubit të kërkojnë klube të reja, që konkurrojnë në elitën e futbollit europian, dhe kështu Real Madridi ka hyrë në skenë, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit afrikan.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, Reali beson se lojtari i përshtatet shumë projektit të ri, i udhëhequr nga trajneri i ri, Xabi Alonso.

Edhe pse Dean Huijsen pritet të jetë nënshkrimi i parë i qendrës së mbrojtjes për Realin, N’Dicka ofron kualitet dhe përvojë në mbrojtjen madrilene.

Të ngjashme

Të fundit