5.6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Reali ka në listë 3 super sulmuesë për të zëvendësuar Vinicius Junior, nëse braziliani vendos të largohet

- Advertisement -

Te Real Madrid po rritet pakënaqësia ndaj Vinicius Junior. Anësori i talentuar brazilian ka qenë një nga pikat kyçe në sukseset që “Los Blancos” kanë arritur vitet e fundit, por mungesa e qëndrueshmërisë së tij këtë sezon, provokimet e vazhdueshme, kërksat e shumta që ka për rinovimin, të gjitha këto kanë bërë që drejtuesit e Real Madrid të konsiderojnë seriozisht shitjen e tij në fund të sezonit aktual.

Për Vinicius ka një interes të madh nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë deri në 300 milionë euro për kartonin e tij. Në këtë situatë, te Reali po mendojnë që tani zëvendësuesin e mundshëm të brazilianit dhe kanë në mendje të paktën 3 kandidatë.

I pari në listë është Viktor Gyökeres, i cili po shkëlqen te Sporting Lisbon këto dy sezonet e fundit dhe këtë sezon ka shënuar mbi 40 gola në të gjitha kompeticionet deri tani. Suedezi do të largohet në verë nga portugezët dhe interesi për të është shumë i madh. Sporting e vlerëson rreth 100 milionë euro.

I dyti është Rafael Leao, ylli i Milanit. Portugezi do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e Real Madridit falë ekuilibrit, shpejtësisë dhe aftësisë së tij për të bërë diferencën në situatat një-në-një. Milan është i gatshëm të heq dorë prej tij për një shifër mes 70-80 milionë euro.

Opsioni i tretë është Victor Osimhen. Nigeriani, aktualisht i huazuar te Galatasaray nga Napoli, do të rikthehet në fund të sezonit në Itali, por nuk do të qëndrojë gjatë për shkak të marrëdhënieve të acaruara me klubin napolitan, ndaj pritet shitja e tij. Napoli e vlerëson rreth 75 milionë euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit