7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Reali fiton ndaj Vallecanos, barazohet me pikë me Barcelonën

- Advertisement -

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Rayo Vallecanos, vazhdon rrugëtimin për titull me Barcelonën.

“Los Blancos” fituan 2-1 ndaj Vallecanos.

Ishte Kylian Mbappe që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 30-të.

Katër minuta më pas, ishte Vinicius Jr që shënoi për 2-0.

Kur ishte afër mbylljes së pjesës së parë, në skenë doli Diaz i Vallecanos, i cili shënoi për 2-1 me një goditje të bukur.

Pjesa e dytë pothuajse ishte e tëra e Vallecanos, me Realin që nuk sulmoi shumë, ndonëse kishte dy-tri raste të mira shënimi.

Me këtë fitore, Reali vazhdon presionin ndaj Barcelonës, duke barazuar pikët, megjithëse Barcelona ka edhe një ndeshje më pak.

Reali ka 57 pikë, aq sa Barcelona, derisa në pozitën e tretë me 56 pikë është Atletico Madridi./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit