Real Madrid ka marrë tri pikë në udhëtim kundër Espanyol.
‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 1:3, në një udhëtim mjaft të vështirë ndaj Espanyol.
Dy lojtarët që bënë diferencën në fitoren e Real Madrid ishin Vinicius Junior dhe Karim Benzema.
Braziliani gjeti golin në minutën e 12’ të takimit, para se Joselu të barazonte në 1:1 në minutën e 43’.
Karim Benzema gjeti golin në minutën e 88’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, kurse rezultatin final për tri pikët e skuadrës së tij e vendosi me golin e dytë personal në minutat shtesë, duke qëlluar saktë nga gjuajtja e lirë.
Goli erdhi pasi portieri i Espanyol u ndëshkua me karton të kuq, dhe VARi anuloi golin e Real Madrid, për ta kthyer në gjuajtje të lirë.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve, me një start perfekt në tri xhirot e para.
Espanyol në anën tjetër mbetet me vetëm një pikë, përkundër një lufte dinjitoze ndaj kampionëve të Spanjës dhe Evropës.