Kampioni i Spanjës dhe i Evropës, Real Madridi, e ka shitur sulmuesin Joselu te klubi nga Katari, Al-Gharafa.
Madrilenët e lehtësuan kalimin e Joselut te Al-Gharafa, duke e blerë nga Espanyoli për vetëm 1.5 milion euro, për ta shitur më pas atë me po të njëjtën shumë.
Sulmuesi spanjoll bëri 49 paraqitje për Real Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar 18 gola dhe fituar tre trofe, atë të Champions League, atë të La Ligas dhe Supërkupën e Spanjës.
Joselu ishte vendimtar sezonin e kaluar te Reali në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit kundër Bayern Munichut, i cili shënoi dy gola për ta çuar Realin në finale.