0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Reali drejt trofeut të 100-të në histori, kaq tituj i kanë madrilenët e kaq Barcelona

- Advertisement -

Real Madridi është klubi më i suksesshëm në histori të futbollit.

“Los Blancos” i kanë fituar 97 trofe deri tash, përfshirë këtu ata vendorë dhe ndërkombëtarë.

Dhe, kampioni aktual spanjoll dhe evropian është në kërkim të trofeut të 98-të në Helsinki, ku do të përballet me Eintracht Frankfurtin nesër mbrëma në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.

“Mbretërit” e Spanjës kështu po shkojnë drejt trofeut të 100-të dhe jubilar, të cilin synojnë ta arrijnë deri në fund të këtij sezoni, shkruan mediumi spanjoll “AS”.

Reali e ka fituar La Ligan plot 35 herë, ndërsa Championsin 14 herë, një rekord absolut.

Prapa Realit gjendet Barcelona, e cila e ka vetëm një trofe më pak të fituar – 96.

Madrilenët e kanë mundësinë të shkëputen ndaj rivalëve të tyre të përbetuar nesër mbrëma në Finlandë, ku mund të shkojnë në kuotën e 98 trofeve.

Vendi i tretë për më së shumti trofe të fituar i takon Benficas, e cila i ka 83 tituj zyrtarë, kurse Bayerni është i katërti me 82 sosh.

Prej klubeve më të suksesshme në botë janë edhe ato jug-amerikane, Boca Juniors (70) dhe River Plate (69).

Real Madridi ishte zgjedhur klubi më i mirë i Shekulli XX, ndërsa po shkon me hapa të sigurt për t’u bërë njëshi edhe në shekullin që gjendemi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit