Home Sport Reali “blindon” Militaon

Reali “blindon” Militaon

0
Reali “blindon” Militaon

Real Madridi ka njoftuar vazhdimin e kontratës së qendërmbrojtësit Eder Militao.

Militao ka nënshkruar ujdi të re me Los Blancso, deri në verën e vitit 2028.

Mbrojtësi brazilian iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare.

Ai ka fituar 9 trofe me Real Madridin: 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa spanjolle.

Militao ka bërë 143 paraqitje me ekipin nga “Santiago Bernabeu”, duke shënuar 11 gola.

Militao është ende duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi në ndeshjen e parë të sezonit, duke këputur ligamentet.

Exit mobile version