-11.3 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Real Madridi vuan, por fiton në frymën e fundit ndaj Vallecanos

- Advertisement -

Real Madridi ka arritur fitore me shumë mund ndaj Rayo Vallecano 2-1 në frymën e fundit.

Reali mori një goditje të rëndë në minutat e para të ndeshjes, kur ylli anglez Jude Bellingham pësoi një lëndim dhe në minutën e 10-të u zëvendësua nga Brahim Diaz.

E ylli maroken asistoi te Vinicius Junior pesë minuta më vonë, derisa braziliani realizoi një gol spektakolar për epërsinë e vendasve për 1-0.

Me epërsinë minimale të Los Blancos 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për mysafirët të cilët barazuan në minutën e 49-të me anë të de Frutos 1-1.

Reali u hodh në sulm për të gjetur golin e epërsisë, derisa Vallecano në minutën e 80-të mbetën me një futbollist më pak në fushë kur Papis Ciss u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund madrilenët tentuan golin, por u desh të pritej minuta e 98-të për golin e fitores.

Brahim Diaz fitoi një penallti të vonshme, derisa Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 2-1.

Me këtë fitore Reali vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, një më pak se Barcelona.

Ndeshjen e ardhshme Reali e zhvillon në udhëtim te Valencia, derisa Vallecano pret Real Oviedon. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit