21.7 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Real Madridi vendos se kush do ta veshë fanellën me numrin 9

- Advertisement -

Në javët e fundit është folur shumë për atë se kush do të jetë numri i ri në skuadrën e Real Madrid për pozicionin e sulmuesit qendror. Kalimi i Kylian Mbappé-së në numrin 10 pas largimit të Luka Modriçit ka lënë numrin legjendar 9 të lirë, dhe tani klubi ka marrë një vendim për këtë çështje.

Janë dy kandidatë për të marrë fanellën: Endrick Felipe dhe Gonzalo Garcia. Mendohej që më herët gjatë karrierës së tij te Real Madrid, Endrick do ta merrte këtë numër, por paraqitja e Gonzalos në muajt e fundit ka shtuar disa dyshime, sidomos pasi raportime të fundit pretendonin se 21-vjeçari do të ishte fituesi i kësaj gare.

Por kjo nuk është e vërtetë. Sipas raportimit të The Athletic, Real Madrid ka vendosur që Endrick do të jetë numri i ri 9 i klubit, dhe pritet që ky lajm të bëhet publik para nisjes së sezonit të ri që fillon fundjavën e ardhshme.

Marja e numrit 9 nga Endrick është një kthesë e fortë në situatën e tij. Më herët gjatë verës, ishte raportuar gjerësisht se Real Madrid po përgatitej ta huazonte atë, me planin që Mbappé dhe Gonzalo të ishin dy opsionet kryesore për sulmin në sezonin 2025-26.

Megjithatë, Endrick bëri të qartë se nuk ka plane të largohet me huazim nga Real Madrid, dhe megjithëse kjo nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit, kjo nuk e ka penguar klubin që t’i japë talentit brazilian fanellën me numrin 9.

Të ngjashme

Të fundit