Real Madridi është kampioni i ri në Euroligë.
Gjiganti spanjoll e fitoi sonte titullin e 11-të të kampionit në histori të klubit në këtë garë.
Real Madridi mposhti sonte në finale Olympiacosin, një ndeshje që ishte e barabartë dhe dramatike.
Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” të Lituanisë përfundoi me rezultatin 78:79.
“Los Blancos” triumfuan në sekondat e fundit falë një dypikëshi të Sergio Llull.
Më të dalluarit në fitoren e Real Madridit ishin Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Walter Taveres me 13 sosh.
Te Olympiacosi u dallua Aleksandar Vezenkov me 21 pikë.
Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i trofeshëm në garën më prestigjioze të basketbollit në Evropë. /Express/