Real Madrid po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin argjentinas të Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, madrilenët kanë propozuar një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë edhe Eduardo Camavinga në këtë operacion.
Klubi spanjoll e sheh argjentinasin si përforcim kyç për mesfushën, ndërsa mbetet të shihet nëse Liverpooli do të pranojë një ofertë të tillë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.





