Real Madridi tani është fokusuar për ta fituar trofeun e 16-të në Ligën e Kampionëve, kështu ka deklaruar presidenti Florentino Perez.
“Los Blancos” morën titullin e kampionit të Evropës për të 15-en herë në histori, pas fitores 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në “Wembley”.
Megjithatë, pas fitores, Perez ka deklaruar se tani skuadra madrilene është e fokusuar për ta përsëritur të njëjtin sukses vitin e ardhshëm.
“Mendoj se tashmë jemi të fokusuar te trofeu i radhës. Duam ta fitojmë trofeun e 16-të”.
Ndër të tjera, Perez foli edhe për Luka Modricin, për të cilin deklaroi se pret të rinovojë, por refuzoi të komentojë ardhjen e mundshme të Kylian Mbappes.
“Mendoj se Luka Modric do të qëndrojë me ne. Do të vazhdojë edhe për një tjetër sezon”.
“Mbappe? Nuk është mirë të flasim për lojtarët e tjerë. Kemi një verë të tërë për të diskutuar të ardhmen e Real Madridit”.
Sipas mediave franceze, Real Madrid do ta zyrtarizojë transferimin e Kylian Mbappes të hënën, megjithatë prezantimi zyrtar do të bëhet pas “Euro 2024”.
Përndryshe, madrilenët janë të fokusuar edhe të afrimi i mundshëm i Alphonso Davies nga Bayern Munichu.