Real Madridi po përgatitet për një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për fanellën me numër 10 të Kylian Mbappes, pas prezantimit të tij si bartësi i ri i këtij numri ikonik, raporton Marca.
Klubi ka vendosur çmimin zyrtar në 125 euro për versionin standard të fanellës (replikë) dhe 175 euro për modelin autentik të lojtarit (edicion profesional).
Një fushatë e fuqishme komerciale është tashmë në përgatitje, duke synuar të maksimizojë përfitimet nga një prej numrave më të tregtueshëm në skuadër
Tifozët pritet të përballen me radhë të gjata në dyqanin zyrtar të klubit në “Santiago Bernabeu”, si dhe trafik të rënduar në platformat online, ndërsa Real Madridi kërkon të kapitalizojë jo vetëm mbi profilin e lartë të Mbappes, por edhe mbi peshën historike të fanellës me numër 10.
Ky numër ka kaluar nëpër duart e disa prej yjeve të mëdhenj të dekadës së fundit, si James Rodríguez, Mesut Ozil, dhe më së fundi Luka Modrić, i cili e mbajti atë për shtatë sezone, duke e ngritur në një simbol të klasit dhe ndikimit në mesfushë.
Në sezonin 2025/26, Mbappe do të bashkohet me Vinicius Jr. (nr. 7), Rodrygo (nr. 11) dhe Jude Bellingham (nr. 5), me fanellën me numër 10 që pritet të jetë në qendër të projektit sportiv dhe marketingut të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.