23.9 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Real Madridi po e konsideron Donnarummën si pasardhës afatgjatë të Courtois

- Advertisement -

Real Madridi gjithmonë mban veshët hapur në tregun e transferimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për mundësinë e një lojtari pa kontratë. 

Një emër me profil të lartë është bërë i disponueshëm, për habinë e shumë gjigantëve evropianë. 

Pas një roli kyç në triumfin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, reputacioni i Gianluigi Donnarummas është ndër më të mirët deri më tani.

Portieri italian, në moshën 26-vjeçare, teorikisht ka ende përpara vitet më të mira të karrierës së tij, por PSG tani ka hapur derën për largimin e tij. 

Në këtë situatë, nuk është për t’u habitur që përfaqësuesit e tij po kërkojnë një kontratë ndër më të lartat në treg, edhe pse ai tashmë fiton mbi 10 milionë euro në vit. 

Bisedimet për një marrëveshje të re duket se kanë dështuar, dhe me mbërritjen e Lucas Chevalier në “Parc des Princes”, PSG është e gatshme të largohet nga Donnarumma. 

Sipas raportimeve të Caught Offside, Manchester United është në krye të listës së klubeve të interesuara për të, ndërsa PSG kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. 

Klubi francez është i interesuar të mos e humbasë atë me parametra zero, ndërkohë që Donnarumma kërkon një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh. Chelsea dhe Interi gjithashtu kanë shprehur interes për të. 

Ndërkohë, Real Madrid po ndjek nga afër zhvillimet. Ata janë të interesuar për Donnarumman si lojtar i lirë verën e ardhshme, kur kontrata e tij të ketë përfunduar. 

“Los Blancos” sapo i kanë rinovuar kontratën Thibaut Courtois për dy vite të tjera, por portieri belg do të mbushë 34 vjeç këtë sezon.

Të ngjashme

Të fundit