17.3 C
New York
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

Real Madridi “për pak” i lëshon tre pikët nga duart, fiton minimalisht ndaj Alavesi

- Advertisement -

Real Madridi po vazhdon me formë të mirë, pas një starti të trubullt të sezonit.

“Los Blancos” kanë arritur fitoren e pestë në të gjitha kompeticionet, pasi triumfuan ndaj Alavesit në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja përfundoi 3-2, me Real Madridin që në fund u “hutua” dhe mund të lëshonte pikë.

Epërsinë të parët në ndeshje e gjetën madrilenët me golin e shënuar nga Vazquez qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Për 2-0 shënoi Kylian Mbappe, pas një kombinimi të mirë me Jude Bellinghamin.

Pjesa e dytë nisi furishëm si e para.

Rodrygo shënoi për 3-0 pas një solo aksioni.

Kur dukej se gjithçka mori fund dhe se Reali do të festojë tre pikët, në skenë doli Benavidez me një supergol të shënuar.

As një minut nuk shkoi më shumë, derisa Kike Garcia shënoi për 3-2, duke i bërë stres tifozëve madrilenë në fund të ndeshjes.

Real Madridi kështu shkon në 17 pikë, një më pak se Barcelona në vendin e parë, e cila po ashtu ka edhe një ndeshje më pak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit