N`Golo Kante, tash e sa kohë vazhdon të jetë dëshirë e parealizuar për Real Madridin.
Kante i përfundon kontrata me Chelsea në qershor të vitit 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.
Kjo pasi, duke parë gjendjen e komplikuar të ‘Londinezëve’, nga rasti i Abramovich, mund të ndikojë që disa nga lojtarët të rrezikojnë të vazhdojnë me Chelsea.
Nëse ndodhë një gjë e tillë me Kante, atëherë Real Madridi janë të interesuar ta marrin në radhët e tyre, mesfushorin francez.
Sipas gazetës presitigjioze ‘AS’, ekipi i Carlo Ancelottit, janë të interesuar të nënshkruajnë me Kante.
Çmimi që do duhet të paguajnë ‘Madrilenët’ për mesfushorin, është 50 milionë euro.