Real Madridi është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, duke triumfuar pas penalltive në gjysmëfinale kundër Valencias.
“Mbretërit” në penallti fituan me rezultat 4:3 , ndërsa koha e rregullt përfundoi 1:1 në Riyadh.
Los Blancos ishin të parët që avancuan pas 39 minutave lojë me anë të sulmuesi francez, Karim Benzema që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me të nisur pjesa e dytë, Samuel Lino u gjend mirë në zonën e Los Blancos dhe barazoi shifrat.
Real Madridi luan në finale me fituesin e takimit Betis – Barcelona.