Sipas gazetarit Christian Falk, mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka zhvilluar bisedime me Real Madridin për një lëvizje të mundshme në kryeqytetin spanjoll.
Ylli gjerman është në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët bavarez dhe mund të largohet pas një dekade në klub.
Kimmich iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga RB Leipzig për një tarifë të raportuar prej 8.5 milionë euro dhe është bërë një nga më të mëdhenjtë e klubit të ditëve moderne.