-8.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Real Madridi merr tri pikë ndaj Valencias, i bëhet hije Barcelonës

- Advertisement -

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje ku vendosi efikasiteti në pjesën e dytë.

“Los Blancos” e nisën takimin me qetësi dhe kontroll të lojës, duke krijuar rastet e para serioze, ndërsa në minutën e 19-të Kylian Mbappe u ndal nga një pritje e sigurt e portierit Stole Dimitrievski.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.

Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.

Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 .

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit