Qysh nga dita e nesërme, Trent Alexander-Arnold futet në gjashtë muajt e fundit të kontratës.
Kështu, anglezi ka të drejtën që të negociojë me çdo klub jashtë Anglisë, për t’u larguar si lojtar i lirë në qershor.
Për shërbimet e tij, mëse i interesuar është Real Madridi, i cili e ka ndjekur që tash e ca kohë yllin anglez të Liverpoolit.
Klubi spanjoll gjatë ditës së sotme thuhet se ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit për mbrojtësin e djathtë, raporton “ESPN”.
Mirëpo, përgjigja e Liverpoolit qe shumë e shpejtë.
Klubi anglez me “shpejtësi të dritës” e ka refuzuar ofertën e Real Madridit, pasi e konsiderojnë të “pashitshëm” në janar Arnoldin.
Real Madridit i mbetet të negociojë direkt me Arnoldin, nëse e do në ekip si lojtar i lirë.