29.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Real Madridi me ofertë të “çmendur” për Rodrin

- Advertisement -

Real Madridi është hedhur në sulm për mesfushorin e Manchester Cityt, spanjollin Rodri.

Është trajneri i Realit, Xabi Alonso që po e sheh Rodrin si organizatorin e projektit të tij dhe ka kërkuar nga klubi të bëjë të pamundurën për transferimin e tij.

Rodri është pjesë e Manchester Cityt dhe vlerësohet lart nga klubi anglez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Në fakt, thuhet se Reali ka bërë gati ofertën për ta bindur Cityn në lirimin e 29-vjeçarit.

Për kartonin e Rodrit, Real Madridi ka ofruar dy futbollistë, Eduardo Camavingan e Rodrygon, si dhe 40 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit