-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Real Madridi mban tri pikët në shtëpi, fiton me paraqitje spektakolare kundër Sevillas

- Advertisement -

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Sevillas.

‘Mbretërit’ triumfuan në shtëpi 3:1 derbin ndaj Sevilla.

Reali arritën të zhbllokojnë sfidën nga minuta e 5`, kur pas një marrje të mirë të topit nga Vinicius Jr, realizoi Luka Modric.

Pjesa e parë u konkretizua me raste të shumta nga madrilenët, por gola nuk u shënuan.

Në pjesën e dytë u vërejt një këndellje e Sevillas, pasi edhe realizuan në minutën e 54` me Eric Lamelan.

Por, ajo ishte e tëra që arritën të bëjnë mysafirët.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të Realit, shënoi Lucas Vazquez, në minutën e 79` të ndeshjes.

Për rezultatin final 3:1 u përkujdes Federico Valverde, i cili shënoi një supergol nga jashtë zona.

Kështu për të dëshmuar sërish që po kalon në një formë fenomenale këtë edicion uruguaiani.

Pas golit të tretë Real Madridi kontrolloi ndeshjen, duke mbajtur në shtëpi pikët e plota.

Me këtë fitore ‘Mbretërit’ marshojnë me hapa të sigurt në vendin e parë me 31 pikë, kurse Sevilla thellohet edhe më shumë në pozitën e 14 me vetëm 10 pikë./Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit