12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Real Madridi kthehet te fitoret, triumfon ndaj Real Betisit me dy gola të Kylian Mbappes

- Advertisement -

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore 2:0 në Santiago Bernabeu ndaj Real Betisit, me dy golat e Kylian Mbappes, të cilët ishin të parët për të në La Liga.

Mbretërit e filluan me barazim, për të fituar më pastaj në xhiron e dytë, por u ndalën me barazim tre ditë më parë nga Las Palmas, duke shënuar një fillim jo të mirë për kampionin në fuqi.

Skuadra e Carlo Ancelottit sot dominoi tërësisht, por vuajtën sërish për të gjetur golin, ku shënuan dy herë në pjesën e dytë të takimit, pasi pjesa e parë përfundoi pa gola.

Kylian Mbappe që nuk shënoi asnjë gol në tri ndeshjet e para në La Liga, sot e gjeti rrjetën për herë të parë, madje shënoi dygolësh.

Goli i parë erdhi në minutën e 67-të, kur Fede Valverde bëri një asist të shkëlqyer, me Mbappen që realizoi lehtësisht për 1:0.

Tetë minuta më vonë, Vinicius Junior, fitoi penallti, e cila u konfirmua nga VAR.

Ylli francez që bëri transferimin e bujshëm këtë verë te Real Madridi, e mori përgjegjësinë për të gjuajtur dhe shënoi për rezultatin 2:0.

Deri në fund nuk pati më ndryshim dhe Real Madridi mori tre pikë, duke shkuar tani në kuotën e tetë pikëve pas katër xhirove, katër më pak se lideri Barcelona, që ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit