-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Real Madridi konfirmon fitimin prej 13 milionë eurosh nga sezoni i kaluar

- Advertisement -

Real Madridi ka konfirmuar se klubi ka shënuar një fitim financiar befasues për sezonin 2021/22, pavarësisht ndikimit të dëmshëm të Covid-19.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, gjatë një takimi njoftoi aksionaret e klubit mbi pasqyrën më të fundit financiare.

Sipas njoftimit zyrtar nga klubi spanjoll, vlera neto e Real Madridit tani është rritur në 546 milionë euro, që nga qershori 2022, me 425 milionë euro të disponueshme në arkat e klubit.

Të ardhurat operative te “Los Blancos” për vitin financiar 2021/22 arritën në 722 milionë euro, në një rritje prej 10% nga 12 muajt e mëparshëm (69 milionë euro), pavarësisht se pësuan humbje prej rreth 400 milionë euro për shkak të kufizimeve pandemike në Spanjë.

Perez u shpreh i lumtur për këtë, teksa tha se klubi është në formë të fortë financiare me një rritje të vlerës neto për të tretin sezon radhazi.

Bazuar në aktivitetin e tyre në afatin kalimtar të verës, Real Madridi doli në plus prej 10 milionë eurove, pas transferimit të Casemiros në Manchester United për 63 milionë euro.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” pritet të jetë mjaft aktiv në afatet kalimtare të radhës, pasi konfirmoi gjendjen e mirë financiare.

📈 El @RealMadrid cierra el ejercicio 2021/22 con un resultado positivo de 13 millones de euros.#RealMadrid— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 12, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit