Real Madridi do të ndahet me Carlo Ancelottin në fund të sezonit, pasi trajneri italian ka dështuar të fitoj dy trofe ku ishte në garë.
Los Blancos pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve, u mposhtën edhe në finalen e Copa del Rey, derisa mund të mbesin edhe pa titullin në La Liga.
MARCA raporton se Real Madridi ka kontaktuar Jurgen Klopp, duke i bërë dy telefonata trajnerit gjerman në një përpjekje për të vlerësuar interesin e tij për t’u rikthyer në menaxhim.
Ndërsa asnjë vendim zyrtar nuk është marrë, thirrjet shihen si pjesë e përpjekjeve të klubit për të kuptuar qëndrimin e Klopp, nëse Carlo Ancelotti largohet.
Klopp, i cili aktualisht po shërben si drejtor sportiv për Red Bull, nuk ka treguar ndonjë dëshirë për t’u rikthyer në një rol menaxherial në këtë kohë.
Agjenti i tij ka konfirmuar se Klopp mbetet i përkushtuar në pozicionin e tij aktual.
Megjithatë, me pasigurinë që rrethon të ardhmen e Ancelottit, Real Madrid thuhet se po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për pozicionin menaxherial të klubit.