28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Real Madridi identifikon “qëllimin e madh të radhës” – Xabi Alonso e vë në prioritet zëvendësimin e Toni Kroosit, dy emra në listë

- Advertisement -

Real Madridi nuk po ndalet në këtë afat kalimtar dhe ka një objektiv të qartë: të përforcojë mesfushën me një emër të madh dhe me përvojë, si pjesë e projektit të Xabi Alonsos për një skuadër dominuese.

Pas largimit të Toni Kroos, “Los Blancos” kërkojnë një lider në mesfushë, si teknikisht ashtu edhe në aspektin e përvojës.

Deri më tani, madrilenët kanë investuar plot 178 milionë euro këtë verë, me emra si Trent Alexander-Arnold, Alvaro Carreras, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono që tashmë janë bashkuar me skuadrën. Por blerjet nuk përfundojnë këtu.

Rodri i preferuari i Real Madridit 

Emri më i dëshiruar është Rodri i Manchester Cityt. Fituesi i Topit të Artë 2024 është rikthyer në fushë pas një dëmtimi serioz dhe mbetet objektivi kryesor i Realit.

Kontrata e tij me Man Cityn skadon në qershor 2027 dhe bisedimet për rinovim nuk kanë përparuar. Kjo situatë mund të çojë në një largim të tij që këtë verë – ose më së voni në 2026 – për të shmangur humbjen e tij me parametra zero.

Opsioni alternativ: Nicolò Barella

Nëse operacioni për Rodrin dështon, madrilenët kanë një plan B të nivelit të lartë: Nicolò Barella i Interit.

Sipas “AS”, mesfushori italian është alternativa kryesore, për shkak të karakteristikave të tij të plota: intensitet, teknikë, përvojë ndërkombëtare dhe rol kyç në dy finale të Ligës së Kampionëve me Interin.

Barella ka kontratë me Interin deri në vitin 2029, por profili i tij i përshtatet filozofisë së Xabi Alonsos dhe mund të shtyjë Real Madridin drejt një oferte konkrete.

Të ngjashme

Të fundit