Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga, katër xhiro pa përfunduar sezoni.
Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë kampion në La Liga si trajner i kësaj skuadre.
Me fitoren bindëse 2:4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19.
E nuk ka munguar menjëherë urimi nga rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi.
“Urime për Barcelonën, kampion i La Ligas për 2022/23”, ishte urimi i “Los Blancos”.