14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

- Advertisement -

Real Madridi po vuan nga një krizë në qendër të mbrojtjes momentalisht, por ata tashmë kanë tentuar të heqin qafe njërin prej opsioneve që kanë në atë pozicion.

Tani në moshën 27-vjeçare, dikur një lojtar me të ardhme premtuese, Jesus Vallejo, iu ofrua mundësia për t’u larguar si lojtar i lirë.

Vallejo e kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Granada, por nuk pati minuta ose pati fare pak për shkak të krizës së lëndimeve.

Spanjolli u rikthye në parasezon me Real Madridin, por tashmë ai po vuan sërish nga disa lëndime muskulare, që kanë bërë që ai të humbasë ndeshjet e para të sezonit.

Së bashku me të edhe Eder Militao, David Alaba, Jacobo Ramon dhe Joan Martinez do të jenë mungesa të Real Madridit për duelin ndaj Real Sociedadit.

Kjo me gjasë do ta lë të detyruar teknikun italian Carlo Ancelotti që në mungesë të opsioneve ta aktivizojë Aurelien Tchouamenin në mbrojtje.

Ancelotti tashmë ia ka bërë me dije Vallejos se nuk është pjesë e planeve të tij, ashtu siç ka raportuar edhe Relevo,

Në javët e fundit të afatit kalimtar, ‘Los Blancos’ i ofruan atij para për të ndërprerë kontratën, megjithatë Vallejo vendosi që të qëndrojë.

Vallejo tashmë ka qenë pjesë e Real Madridit për pothuajse një dekadë dhe shumicën e karrierës e kaloi në huazim tek ekipe si Wolves, Eintracht Frankfurt, Albacete dhe Granada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit