Real Madridi edhe pas humbjes turpëruese në Superkupën e Spanjës nga rivali i përbetuar Barcelona, ka vendosur që të mos e shkarkojë trajnerin Carlo Ancelotti.
“Los Blancos” pësuan humbje të thellë 2:5, mirëpo që sipas medieve spanjolle ende kanë besim të plotë te tekniku italian.
“Marca” raporton se hierarkia e klubit madrilen nuk po e konsideron fare shkarkimin e teknikut italian, përkundrazi veçse kanë caktuar një takim me të që të diskutojnë se ku është problemi në mënyrë që të merren masat.
Në përballjen ndaj Barcelonës, Reali u pa se po vuan në aspektin defansiv ku Lucas Vazquez, Aurelien Tchouameni e Ferland Mendy zhgënjyen në paraqitje dhe secili prej tyre u zëvendësua në pjesën e dytë.
Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse Reali do të investojë në afatin kalimtar dimëror, ku objektivi kryesor mbetet Trent Alexander-Arnold, mirëpo Liverpooli po refuzon të negociojë.
Real Madridi mbetet në garë për trofetë e tjerë si Liga e Kampionëve, La Liga e Kupa e Mbretit. “Galaktikët” renditen aktualisht në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll me 43 pikë.