18.9 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Real Madridi i bën një ofertë sulmuesit të njohur kroat

- Advertisement -

Real Madridi ndjeu mungesën e madhe të Joselu Matos gjatë këtij sezoni, pas largimit të veteranit drejt Katarit verën e kaluar, pas nënshkrimit me Endrick Felipe. 

Reprezentuesi spanjoll ishte një armë kyçe nën drejtimin e Carlo Ancelottit, dhe tani ‘Los Blancos’ po synojnë të riprodhojnë ndikimin e tij sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Xabi Alonsos. 

Në krye të listës së tyre të dëshirave thuhet se është sulmuesi kroat i Osasunës, Ante Budimir, dhe tani mediumi spanjoll Fichajes, raporton se ‘Los Blancos’ kanë bërë një ofertë për të. 

Real Madridi thuhet se i ka ofruar Budimirit një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh, ndërsa ai ka tërhequr interes nga klube si Real Betis, Real Sociedad, Roma dhe Juventus, të cilat janë interesuara për shërbimet e tij. 

Sulmuesi 33-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh, por në rast se një klub i madh si Real Madridi shpreh interesim, Osasuna do të negocionte. 

Gjithashtu përmendet se Los Blancos mund të ofrojnë huazimin e ndonjë sulmuesi nga Castilla në shkëmbim, me Alvaro Rodriguez dhe Gonzalo Garcia që po kërkojnë destinacione të reja këtë verë. 

Budimir u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Osasunës në La Liga sezonin e kaluar, duke shënuar gjithsej 24 gola në 42 ndeshje në ‘Pamplona’. 

Vetëm Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappe shënuan më shumë se 21 golat e Budimir në kampionat, duke e renditur atë të tretin në garën për Pichichi, pavarësisht se luante për një ekip që kishte vështirësi në krijimin e rasteve për gol. 

Në total, Budimir realizoi afërsisht 44 për qind të golave të Osasunës në La Liga./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit