rling Haaland nuk është më një objektiv për Real Madridin.
Sipas burimeve pranë klubit madrilen, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se nevojat sulmuese janë tashmë të mbuluara plotësisht me Kylian Mbappé, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me fanellën e bardhë.
Pavarësisht se emri i sulmuesit norvegjez është lidhur prej vitesh me “Santiago Bernabeu”, situata aktuale sportive dhe kontrata afatgjatë e tij me Manchester City deri në vitin 2034 e bëjnë një transferim praktikisht të pamundur.
Për më tepër, klubi anglez nuk ka asnjë interes ta lehtësojë largimin e yllit norvegjez.
Kështu, Real Madridi duket se ka mbyllur përfundimisht derën për Haaland, duke i besuar projektin ofensiv Mbappes dhe duke fokusuar strategjinë e tij në alternativa të tjera për të ardhmen.






