Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan 6:0 në shtëpi ndaj Valladolidit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.
Rodrygo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
E më pas, skena ishte e gjitha për Karim Benzeman.
Sulmuesi francez shënoi hat-trik për shtatë minuta (29’, 32’, 36’) për epërsinë 4:0 të madrilenëve.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.
Ishte Asensio që realizoi bukur në minutën e 73-të për 5:0.
Krejt në fund, në minutat shtesë Lucas Vazquez shënoi për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Real Madridi tani ka 59 pikë në vendin e dytë, 12 më pak se Barcelona.
Në anën tjetër, Valladolid bie në pozitën e 16-të me 28 pikë dhe e rrezikon rënien nga liga.