Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Almerias, në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Benzema realizoi hat-trik qysh në pjesën e parë.
Ai fillimisht realizoi në minutën e pestë, i asistuar nga Vinicius Junior. Francezi shënoi golin e dytë në minutën e 17-të, pas një depërtimi dhe asisti nga Rodrygo.
Ndërsa, hat-trikun e kompletoi në minutën e 42-të duke shënuar nga penalltia.