15.7 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Real Madridi e shtyn festën e Barcelonës, fiton në sekondat e fundit ndaj Mallorcas

- Advertisement -

Real Madridi ka arritur një fitore dramatike me rezultat 2:1 ndaj Mallorcës në kuadër të javës së 36-të të La Ligës, duke shtyrë shpalljen e Barcelonës kampione të Spanjës, të paktën përkohësisht.

Skuadra e Carlo Ancelottit përmbysi disavantazhin me një gol në minutën e 95-të, duke mbajtur gjallë shpresat për titull.

Mallorca e befasoi Realin që në minutën e 11-të, kur mbrojtësi Martin Valjent realizoi pas një goditjeje befasuese, duke kaluar mysafirët në epërsi. Real Madridi reagoi me insistim, por pa sukses gjatë pjesës së parë. Baraspesha erdhi në minutën e 68-të, kur Kylian Mbappé gjeti rrjetën.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte me barazim, rezultat që do t’ia siguronte titullin Barcelonës – ishte Jacobo Ramon ai që shpëtoi madrilenët me një gol në minutën e pestë të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1.

Përkundër kësaj fitoreje dramatike, Real Madridi ende mbetet katër pikë prapa Barcelonës në tabelë, me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Barcelona tashmë e ka fatin në duart e veta. Një fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Espanyolit do të mjaftonte për të siguruar matematikisht titullin kampion për sezonin 2024/25, pa pasur nevojë të varet nga rezultatet e Real Madridit.

Pas një sezoni mbresëlënës nën drejtimin e Hansi Flick, katalanasit janë shumë pranë rikthimit të lavdisë në “Camp Nou”. Sfida ndaj Espanyolit, përveç se një derbi lokal, do të jetë edhe mundësia e artë për ta zyrtarizuar titullin e 28-të në histori.

Të ngjashme

Të fundit