11.3 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Real Madridi e refuzon një ofertë prej 40 milionë eurove për Hazardin

- Advertisement -

Real Madridi e ka hedhur poshtë një ofertë nga Newcastle Unitedi për anësorin Eden Hazard në fillim të këtij muaji.

Oferta prej 40 milionë eurove e Newcastle për Eden Hazardin nuk është pranuar nga gjiganti spanjoll Real Madrid, sipas El Nacional.

Sulmuesi belg nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, pasi ka dështuar t’i tregojë vlerat e veta në Santiago Bernabeu, por Reali e vlerëson të ulët ofertën prej 40 milionë eurove për ta lëshuar atë.

Los Blancos do ta shesin 31-vjeçarin vetëm nëse marrin ofertë prej mbi 50 milionë euro, duke e ditur se i paguan Chelseat hiç më pak se 115 milionë euro për të në vitin 2019.

Për më tepër, Hazardi nuk është i interesuar t’i bashkohet Newcastle Unitedit, pasi parapëlqen kthimin në Chelsea.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit