Sulmuesi anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për transferime, me raportet që sugjerojnë se klubi tani po shqyrton shitjen e yllit brazilian.
Real Madridi do të ishte i gatshëm të ndahej nga Viniciusi me një kusht – nëse ai refuzon të ulë kërkesat e tij të larta për pagë.
Raportet e mëparshme tregonin se negociatat midis Vinicius dhe klubit kanë qenë të vështira për shkak të pritjeve financiare të lojtarit.
Kontrata aktuale e 25-vjeçarit me Los Blancos është e vlefshme deri në mesin e vitit 2027 dhe deri tani palët nuk janë as afër një marrëveshjeje.
Sezonin e kaluar, Vinicius luajti 58 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 19 asistime.