Real Madridi dhe Arsenali janë në mesin e disa klubeve evropiane që janë të etura për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian të Palmeiras, Vitor Reis.
Sipas The Athletic, ‘Topçinjtë’ dhe ‘Los Blancos’ tashmë kanë kontaktuar klubin dhe përfaqësuesit e Reis për të marrë më shumë informacione për disponueshmërinë e lojtarit.
Gjiganti brazilian ka përfshirë një klauzolë të ndërprerjes së kontratës prej 100 milionë eurosh, sidoqoftë, ata ende nuk e kanë caktuar çmimin final të kartonit të tij.
Reis së fundmi kishte nënshkruar kontratë të re me klubin e tij sipas së cilës do të mbetet pjesë e tyre deri në dhjetor të vitit 2028.
Raporti shton tutje se Palmeiras po planifikon që të mbajë shërbimet e Reis të paktën deri në përfundim të Kupës së Botës për Klube vitin e ardhshëm.
Përveç Real Madridit dhe Arsenalit, edhe gjigantët e tjerë evropianë si Chelsea, Liverpooli dhe Barcelona po ashtu janë në mesin e klubeve të interesuara për 18-vjeçarin.
Reis i cili ka bërë debutimin për ekipi ne parë të Palmeirasit në qershor të këtij viti, ka 15 paraqitje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar dy gola.
Stili i tij i lojës shpeshherë është krahasuar me bashkëkombasit e tij Eder Militao dhe Marquinhos kryesisht për shkak të aftësive të tij të mira me topin në këmbë.