26.6 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Real Madridi “blindon” Gonzalo Garcian dhe i vendos një klauzolë marramendëse

- Advertisement -

Real Madrid ka bërë një lëvizje të madhe, duke siguruar një nga talentët e tyre më premtues, Gonzalo Garcia. 

Sipas një raporti nga AS, klubi ka rinovuar kontratën e spanjollit, duke zgjatur qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2030. 

Por ajo që bie më shumë në sy është rritja drastike e klauzolës së tij të largimit, nga 50 milionë euro në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh. 

Ky veprim tregon qartë se Madrid dëshiron të sigurohet që asnjë klub tjetër nuk mund ta marrë atë, pavarësisht ofertës. 

Pavarësisht interesit të madh nga gjigantët e Ligës Premier, fokusi i Gonzalos nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ai ka pasur vetëm një synim, rrugëtimin e tij me fanellën e bardhë dhe ndjekjen e gjurmëve të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos. 

Një mesazh shprese për La Fabrica 

Ky kontratë e re nuk është vetëm një fitore për Gonzalon, por dërgon edhe një mesazh të fortë në akademinë e Real Madrid në Valdebebas.

Trajnerët dhe talentët e rinj tani shohin qartë se rruga drejt ekipit të parë është reale. 

Sulmuesi 21-vjeçar nuk u përpoq vetëm të tregonte veten, por shkëlqeu me performancat e tij, duke thyer çdo barrierë./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit