9.4 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Real Madridi bën homazhe në nderim të Diogo Jotas, para ndeshjes me Liverpoolin

- Advertisement -
Para ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve nesër, u zhvillua një homazh i qetë dhe prekës në “Anfield”.

Një delegacion nga Real Madrid – i udhëhequr nga Xabi Alonso, së bashku me Trent Alexander‑Arnold, Emilio Butragueno dhe Dean Huijsen – vizitoi memorialin për Diogo Jotan të Liverpoolit.

Ata vendosën një kurorë lulesh në një akt të ndjerë respekti dhe përkujtimi për lojtarin që humbi jetën tragjikisht gjatë verës.

Ndërkohë, ish-lojtari i Liverpoolit, Arnold la një kontrollues dore të PlayStation, me ngjyrë të kuqe, dhe një mesazh shumë prekës.

“Shoku im, Diogo… Na mungon shumë, por edhe i dashur je për ne shumë. Kujtimet për ty dhe Andren do të mbesin gjithmonë. Buzëqesh saherë që mendoj për ty dhe do të kujtoj kohërat e mira që i kemi ndarë bashkë. Më mungon shok, çdo ditë…”, thuhej në mesazhin e Arnoldit për ish-shokun e tij të skuadrës.

Ky homazh tregoi se edhe në futboll, respekti dhe zemra vijnë gjithmonë në radhë të parë.

Të ngjashme

Të fundit