24.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Real Madridi bën detyrën, kalon tutje në Kupën e Mbretit

- Advertisement -

Real Madridit iu deshën golat nga pjesa e dytë në mënyrë që ta sigurojë një vend tutje në kuadër të Kupës së Mbretit.

Madrilenët realizuan fitore në udhëtim te Arandinas me rezultatin 1:3.

Shifrat i zhbllokoi Joselu, i cili u tregua i sakt nga pika e bardhë për 1:0 në minutën e 54-të.

Vetëm një minutë zgjati ky rezultat, pasi Brahim Diaz shënoi për 0:2.

Në kohën shtesë të fundit të sfidës u shënuan edhe dy gola.

Fillimisht, në minutën e 90+1 Rodrygo realizoi për 0:3.

Goli i nderit për vendësit u shënua autogol nga Nacho në të 90+3.

Në këtë ndeshje për Realin debutoi talenti turk Arda Guler.

Real Madridi kalon tutje në Kupën e Mbretit, derisa Arandinas eliminohet.

Të ngjashme

Të fundit