![Real Madridi bëhet shkaktar i shkarkimit të Benitezit nga Celta Vigo Real Madridi bëhet shkaktar i shkarkimit të Benitezit nga Celta Vigo](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/03/Rafa-Benitez.jpeg)
Celta Vigo ka bërë të ditur se ka shkarkuar Rafa Benitezin, pas disfatës kundër Real Madridit në vikendin e kaluar.
Këtë klubi spanjoll e ka bërë të ditur me anë të një komunikate të lëshuar për media.
Sipas mediave spanjolle, shkarkimi i tij është kërkuar vazhdimisht nga fansat dhe ai e di këtë.
Media të shumta bënë jehonë për disa episode të tensionuara në dhomat e zhveshjes. Diçka që ka nxitur vendimin për shkarkimin e tij.
Tani klubi do të duhet të kërkojë një trajner të ri për të marrë drejtimin e skuadrës, të paktën deri në fund të këtij sezoni.