Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Leganesit me shifrat 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.
Në pjesën e parë, skuadra vendase ishte në disavantazh prej 1:2.
Golat në pjesën e parë për Leganesin i shënuan: Garcia dhe Raba.
Kurse në 45 minutëshin e parë për Realin shënoi vetëm Kylian Mbappe.
Në pjesën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi edhe dy herë tjera.
Fillimisht mesfushori anglez, Jude Bellingham barazoi në 2:2 dhe më pas për 3:2 shënoi Kylian Mbappe.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Barcelona (63), por me një ndeshje më pak