19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Real Madrid synon dy yje të Serie A

- Advertisement -

Real Madridi vazhdon të kërkojë një pasardhës të ardhshëm të Karim Benzema si sulmues.

Dusan Vlahovic dhe Victor Osimhen, të cilët luajnë përkatësisht për Juventusin dhe Napolin, janë piketuar nga Los Blancos, raporton Fichajes. 22-vjeçari serb dhe 24-vjeçari nigerian shihen si lojtarë të aftë për të zëvendësuar Benzeman në planin afatgjatë.

Dusan Vlahovic ka shënuar shtatë gola në 15 paraqitje për Juventusin këtë sezon dhe vlerësohet në 80 milionë euro nga Transfermarkt. Victor Osimhen, i cili ka shënuar 13 herë në 18 ndeshje në sezonin aktual, vlerësohet në 70 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit