Real Madridi dhe Napoli kanë kryer me sukses punë në ndeshjet e fazës së tretë në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Real Madridi mposhti Bragën në udhëtim 2:1, derisa në udhëtim fitoi edhe Napoli te Union Berlin me shifra 1:0.
Te Real Madrid pas 16 minutash lojë, kaluan në epërsi me anë të Rodrygo Goes, që u asistua prej Vinicius Junior. Derisa në minutën e 61-të, Vinicius e gjeti për mrekulli mesfushorin anglez, që realizoi për 2-0. Por, tre minuta kaluan nga goli i dytë i tyre dhe Braga ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Alvaro Djalo.
Real Madridi ia doli që deri në fund të mbante këtë epërsi minimale, për të fituar pikët e plota. Ndërsa, Napoli pikët e plota i fitoi me golin e Raspadorit në minutën e 65′. Në këtë ndeshje titullarë ka qenë edhe Rrahmani, duke qenë pikë kyqe në qendrën e mbrojtjes së skuadrës italiane.
Madrilenët janë lider të grupit me nëntë pikë, kurse Napoli ka gjashtë, Braga me tri dhe Union Berlini ende pa asnjë.